“Dolëm menjëherë nga shtëpia nga të shtënat”, komshiu i të moshuarit në Korçë: S’e dija që ishte i rrezikshëm, bëhej agresiv kur…

schedule12:34 - 16 Korrik, 2024

schedule 12:34 - 16 Korrik, 2024

Markeljan Dhimitri, komshiu i 71-vjeçarit Edmond Naska që qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u izolua në banesë, thotë se dolën menjëherë nga pallati sapo dëgjuan të shtënat. Në një prononcim për mediat, ai thotë se nuk e dinte se ishte një person i rrezikshëm dhe se nuk ka pasur probleme me të.

“U dëgjuan disa të shtëna. Mora nusen dhe djalin dhe ikëm nga shtëpia. Banojmë në të njëjtin pallat. E di për tip të qetë, por është i mbyllur. Unë tre vjet kam që jetoj këtu, nuk e njoh më përpara. S’e dija se ishte tip kaq i rrezikshëm, shpresoj të mbyllet sepse nuk kthehemi dot në shtëpi me fëmijët.

Më është dukur tip i qetë. Nuk kam pasur ndonjëherë probleme. U trembëm drejt të themi, ikëm. Nganjëherë bëhej edhe agresiv kur parkonin makinat para ballkonit, shante dhe ofendonte por s’e dija se është i dhunshëm. Armën e shkrehu në ajër.”, u shpreh fqinji i të moshuarit./abcnews.al