Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DOKUMENTI/ Thanë se do t’i sekuestrojnë pasurinë, Lulzim Berisha rezulton me xhepa të “shpuar”

schedule14:48 - 5 Shkurt, 2020

schedule 14:48 - 5 Shkurt, 2020

Lulzim Berisha nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Të paktën kështu rezulton në një vërtetim që Kadastra e Durrësit i ka dorëzuar atij pasi policia i kërkoi që të tregonte burimin e pasurisë së tij.

Nga sa pasqyrohet në dokumentin e Kadastrës, asnjë pronë e patundshme nuk rezulton në emër të Lulzim Berishës dhe siç deklaroi edhe dje avokati i tij, ai nuk ka se çfarë të deklaronte.

Ndërkohë ai rezulton pronar me 40% të aksioneve në kompaninë “Rajan 2007” që furnizon me karburant anijet e peshkimit si edhe në një bar kafe në Durrës.

Për të gjitha këto ai ka theksuar se i ka të ligjshme pasuritë.

Lulzim Berisha ka patur 19 000 metra katrorë tokë arë dhe 1 500 metër katror ullishte, të cilat ia sekuestroi gjykata në vitin 2009.

Berisha mori dje një formular ku duhej të deklaronte burimin e pasurisë në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, në të kundërt policia zotohej se do t’ja sekuestronte.

Dokumenti i Kadastres

 

Abcnews.al siguroi ekskluzivisht formularin që OFL i dorëzoi Lulzim Berishës për pasurinë. Kërkesa është firmosur Drejtues i Parë i OFL, Arben Dashi.

Në dokument thuhet se “Shtetasi Lulzim Adem Berisha me banim në lagjen nr.5 rruga Adria në Durrës të paraqitet pranë Strukturës Operacioni Forca e Ligjit brenda 48 orësh dhe të lëshojë autodeklaratë në lidhje me:

-Burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë
-Shkakun e posedimit dhe percaktimin e mases te se drejtes apo interesit te ligjshem qe gezon mbi pasurine.
-Sqarimin e menyres se fitimit te pasurise (ne vecanti burimin e te ardhurave) te ardhura e ligjshme vjetore cdo informacion ne lidhje me pasurine”.

Formulari nga OFL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!