DOKUMENTI / Skandali me gjyqtarin e KPA, mashtrimi dhe si ia hodhi sy për sy Vasilika Hysit

schedule14:39 - 22 Maj, 2020

schedule 14:39 - 22 Maj, 2020

Çështja, dhe më pas pezullimi i gjyqtarit anëtar në KPA Luan Daci, është ndoshta rasti më i rëndë i gënjeshtrës me drejtësinë e re.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, njoftoi dy ditë më parë se kishte zbuluar të dhëna lidhur me pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

SPAK konfirmoi që Daci, ka shkelur ligjin dhe ka falsifikuar formularin.

LEXO edhe: Skandali në KPA, falsifikoi dokumentin për t’u bërë gjyqtar, SPAK “djeg” Luan Dacin

Por si arrit Luan Daci deri në majën e institucioneve të drejtësisë, aty ku i “preu shpata” të mëdhenjtë e të vegjlit e institucioneve të drejtësisë në vend, madje edhe të atyre që kishin karrierë të gjatë në profesion.

LEXO edhe: Fshehu të shkuarën, Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj gjyqtarit Luan Daci

Gjyqtari i pezulluar nga detyra, Luan Daci ka arritur të mashtrojë edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve.

ABC News ka siguruar një dokument të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 18.11.2016, kur Luan Daci, deklaronte se është vetëlarguar nga sistemi duke fshehur kështu shkarkimin e vitit 1997.

I pyetur nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, dhe konkretisht nga Vasilika Hysi se pse u largua, ai ka deklaruar se ka qenë vendim i tij personal.

DEBATI TEK LIGJET: 

Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje pasi nuk na lejuan të regjistroheshim

Vasilika Hysi: Nga vitit 1997-2000 me çfarë jeni marrë?

Luan Daci: Më ndonjë pune çfarë të kisha mundësi

Vasilika Hysi: Dakord

Luan Daci: Pastaj ju futa avokatisë, sepse duhet të angazhohesha

Vasilika Hysi: Dakord, sepse në CV kishte një vakum

Luan Daci: Doja t’u angazhohesha në administratë ose me ndonjë rrugë jashtë shtetit. Jashtë shtetit nuk kisha mundësi të shkoja, dhe në vitin 2000 kam marrë licencën e avokativë të cilën ma ka dhënë direkt ministri duke më vlerësuar.

Gjykata e Posaçme, ditën e sotme, ka vendosur të shtyje për ditën e dielë në orën 12:00 seancën për gjyqtarin Luan Daci.

Avokati i Dacit, Andi Duraj ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi ai ka paraqitur raport mjekësor, ku thekson se Gjyqtari Daci është i sëmurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!