DOKUMENTI/ Gjin Gjoni propozohet nga demokratët e Lezhës? PD: Nuk futen në lista të larguarit pas vettingut

schedule16:00 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:00 - 22 Korrik, 2020

Pas lajmit të publikuar në media se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të kandidonte në listat e PD për deputet nga dega e qytetit të Lezhës, ka reaguar Partia Demokratike.

Burime zyrtare nga Partia Demokratike mohojnë lajmin e publikuar nga disa media për kandidimin e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Sipas PD, ky është një lajm i pavërtetë, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

Burimet zyrtare në PD konfirmojnë se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut”.

ABC News ka siguruar kandidatët e propozuar për përfaqësimin politik në qarkun Lezhë ku shihet se Gjin Gjoni është një prej emrave të zgjedhur për kandidim nga anëtarët e PD në këtë degë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!