Dokumentari për jetën dhe karrierën e Mbretit Charles do të publikohet në 17 shtete

schedule10:30 - 13 Prill, 2023

schedule 10:30 - 13 Prill, 2023

Në ditën e kurorëzimit të Mbretit Charles do të publikohet në 17 shtete dokumentari për jetën dhe karrierën e mbretit të sapokurorëzuar.

“Duke përdorur dokumentacion të rrallë fotografik dhe ekstrakte intervistash, ne do të shikojmë momente nga fëmijëria e tij, studimet dhe talentet e tij, punën e tij përmes Trustit të Princit, atësinë, pozicionet e tij si kreu i ushtrisë dhe kishës, pikëpamjet e tij për mjedisin dhe paparacët dhe sigurisht ndjenjat e tij ndaj dy bashkëshortëve të tij”, është bërë e ditur.

Prodhimi i shumëpritur, i cili paraqet persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar nga bamirësitë që Mbreti drejton, fokusohet në përgjigjet që Charles ka dhënë për çështjet më të rëndësishme në jetën e tij. “Dokumentari përmban disa mesazhe indirekte dhe një surprizë të madhe në fund”, thotë bashkëpunëtori i familjes mbretërore.

Sakaq, është bërë e ditur se produksioni i veçantë ka firmën greke. Regjisori është Yiannis Plastargias me origjinë greke dhe montazhi është nga Giorgos Mystiloglou./abcnews.al