Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dokumentari “Një yll që nuk shuhet” pasqyron jetën e mjeshtrit të zhonglerimit Halit Minxolli

schedule17:24 - 21 Janar, 2020

schedule 17:24 - 21 Janar, 2020

Dokumentari “Një yll që nuk shuhet” pasqyron jetën dhe veprën e mjeshtrit të zhonglerimit Halit Minxolli.

Regjisori dhe skenaristi Verdi Take, rrëfen momente të veçanta të bashkëpunimit 53 vjeçar me artistin.

Familjarë dhe miq artistë, kanë përzgjedhur ditën e lindjes, për të prezantuar dokumentarin, dhe librin dedikuar babait të Zhonglerimit, Halit Minxolli, dy vite pas ndarjes së tij nga jeta.

“Personalitetet si Halit Minxholli nuk kanë vdekje por vetëm lindje”, thotë Pavli Sallata.

Dokumentari “Ylli që nuk shuhet”, pasqyron jetën dhe veprimtarin artistike të zhonglerit të shquar.

Skenaristi dhe regjisori Verdi Take kujton se me këtë dokumentar përmbushi edhe një amanet.

“Sa herë i çoja rekomandime për dekorata, për artistë të ndryshëm, i firmoste direkt, një ditë i thashë: -Kur do bëjmë një film për ty o burrë i dheut?Ai më tha:-Vetëm pas vdekjes. Për Halitin nuk mjafton vetëm një film dokumentar”, thotë ai.  

Veçantia e Minxollit qëndronte tek realizimi i numrave të shumtë deri në fund të jetës, dhe ai mjaftohej veç me duartrokitjet e publikut thekson Take.

“Modest, kokëulur, jashtëzakonisht punëtor. Ishte i lindur për zhongler”, thotë ai.

Pavli Sallata, i njeh meritat në interpretimin e numrave, dhe krijimtari bazuar në treva të ndryshme shqiptare.

“Interpretimin e kishte brilant, jetonte me numrin. Ka bërë shumë numra, studionte treva të ndryshme, dhe i sillte në skenë”.

Bashkëshortja realizoi edhe librin e lënë në mesZhonglerimi”.

Halit Minxolli ka qenë edhe President i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Cirkut Profesionist dhe Amator, ai ka ndikuar në lartësimin e vlerave të cirkut Shqiptar.

Ka mundësuar pjesëmarrjen e artistëve në aktivitete ndërkombëtare, si dhe bashkëpunime në marrjen e instrumenteve, dhe literaturës bashkëkohore për cirkun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!