Dokumentari “Azizi” rrëfen kalvarin e vujtjeve në kampet komuniste

schedule18:25 - 26 Tetor, 2018

schedule 18:25 - 26 Tetor, 2018

Janë vetë dëshmitarët që kanë vuajtur ë kampet famëkeqe protagonistë të filmit dokumentar “Azizi”. Terrori dhe vujtja rrëfehet  nga Azizi. kryepersonazhi, ndërthurur edhe me përshkrimet  e disa të mbijetuarve të tjerë. Sipas skenaristes dhe producentes, Luljeta Progni, filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Ky është Azizi, kryepersonazhi i dokumentarit. Ai ka marrë për sipër të përshkruajë kalvarin e vujatjeve të mbijetuarve nga kampet më famëkeqe në vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist i sapovendosur në Shqipëri. Historia e Azizit, ndërthuret edhe me rrëfimet nga të mbijetuarit e tjerë.

Përgjatë 90 minutave, historia tregohet pa ndryshuar asnjë emër, kronologji, apo episod. Personazhet në film janë me emrat e tyre të vërtetë, ngjarjet që zhvillohen dhe dialogu mes personazheve është gjithashtu, ai i dokumentuar në kujtesën e tyre dhe skenografia e mbështetur mbi artefaktet e kohës.
Sipas skenaristes dhe producentes, Luljeta Progni, filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm: grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Filmi, sjell me një gjuhë të thjeshtë filmike vujtjet e tmerrshme të shqiptarëve në harkun kohor 1948-1954, në disa prej kampeve më famëkeqe: Kuçovë, Berat, Turan dhe Tepelenë, pa shtuar apo hequr asgjë nga e vërteta. Drama që zhvillohet, përfundon me një episod shpresëdhënës, kur Azizit i lind fëmija e parë në internim, shpresë që personazhi kryesor në fund të një interviste e quan të humbur.

/abcnews.al