Bashkia e Shkodrës ka nxjerrë një vendim për marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve.
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi me anë të këtij vendimi ka njoftuar mënyrën se si do të punojnë tregtarët në tregjet e këtij qyteti, duke theksuar se asnjë produktet nuk do të lejohet ti tregtojë në ambiente publike, gjithashtu ka njoftuar se të gjithë baret dhe restorantet duhet të lirojnë hapësirat publike.
Ky qytet ka shënuar një numër të madh të të ineftkuarve me koronavirus duke bërë që të renditet pas Tiranës.
Dy ditë më parë, pikërisht se u konsiderua si keqmenaxhim i situatës pandemike, ministri Lleshaj shkarkoi nga detyra prefektin e këtij qyteti, dhe emëroi në krye të koordinimit dhe menaxhimit të situatës nga koronavirusi, Besdfort Llamallari.
VENDIM
“PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS”
Njoftohen të gjithë banorët:
- Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:
- Në tregun pranë Merkatës së Rusit.
Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:
1. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek.
- U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
- Në tregun Zdrale
- Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. ëkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
- Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:
- Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.
• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.
• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
- Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.
- Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.
- Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
- Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!”./abcnews.al