Doktori britanik zbulon teknikën e frymëmarrjes që mund të zbutë simptomat e koronavirusit

schedule09:45 - 8 Prill, 2020

schedule 09:45 - 8 Prill, 2020

Një doktor ka zbuluar teknikën e frymëmarrjes, e cila mund të zbutë simptomat e sëmundjes Covid-19

Dr. Sarfaraz Munshi, udhëheqës i kujdesit urgjent në Spitalin Kwins në Britani të Madhe, ka ndarë teknikën e frymëmarrjes, e cila do të mundë të zbutë simptomat e koronavirusit

Dr. Munshi thotë që këtë teknikë e ka zhvilluar kolegia e tij, Su Eliot, kryeinfermiere, e cila rregullisht përdor këtë teknikë te pacientët të cilët janë në Klinikën e Kujdesit Intensiv, shkruan Metro

Si funksionon kjo teknikë?

Si fillim duhet të bëni pesë frymëmarrje të thella dhe të mbani frymën çdo herë nga pesë sekonda. Në frymëmarrjen e gjashtë mbani frymën pesë sekonda, pastaj kollituni, duke mbuluar gojën.

Pastaj përsëriteni këtë procedurë.

Hapi tjetër është të shtriheni në bark në krevat me jastëk poshtë barkut  ju dhe për gjashtë minuta të merrni frymë më thellë se zakonisht.

Kjo është pjesa më e rëndësishme, sepse shtrirja  mund t’ju mbyllë rrugët e vogla të frymëmarrjes.

Keni parasysh që pjesa më e madhe e mushkërive është në shpinë, jo në pjesën e parë meqenëse me shtrirje në shpinë mbulohen rrugët e vogla të frymëmarrjes.

Kjo nuk është mirë gjatë periudhës së infeksionit dhe mund të çojë deri te atelektaza, e cila mund të çojë dhe mund të përkeqësojë gjendjen tuaj – ka shpjeguar doktori.

JK Rowling  shkrimtarja britanike tha që ajo kishte përdorur teknikën dhe se e kishte ndihmuar atë të shërohej nga koronavirusi.

Ajo tregoi se  ishte ‘shëruar plotësisht’ pasi vuante nga të gjitha simptomat.

Ajo tha: ‘Ju lutemi dëgjojeni  doktorin nga Spitali i Queens se si shpjegon mënyrën për të lehtësuar simptomat e frymëmarrjes. Për 2 javët e fundit unë kam pasur të gjitha simptomat e C19 (unë nuk bëra testin) por ndoqa të gjitha këshillat e doktorit.

“Jam shëruar plotësisht dhe teknika ka ndihmuar shumë”, tha autorja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!