Ritëm i lartë dhe raste në pjesën e parë midis Kukësit dhe Tiranës, por asnjë gol nuk është shënuar ende. Albi Doka dhe Valon Ethemi komentuan shkurt paraqitjet e skuadrave të tyre në pushim dhe pritshmëritë që kanë nga pjesa e dytë.
“Do vazhdojmë si ndeshjet e tjera, do e marrim ndeshjen me qetësi, do qarkullojmë topin dhe goli do vijë. Të tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe goli i fitores do të vijë“, deklaron Albi Doka.
“E filluam pak keq, por arritëm të marrim pak terren. Do bëjmë maksimumin të fitojmë ndeshjen në pjesën e dytë. Tirana na vuri në vështirësi, por e morëm veten. Çfarë do ndryshojmë në pjesën e dytë? S’e di, atë e di profesori“, thekson Valon Ethemi. /abcnews.al