“Doja t’ja kushtoja sa ishte gjallë”, këngëtari shqiptar i dedikon këngë nënës së ndjerë

schedule21:21 - 2 Maj, 2022

schedule 21:21 - 2 Maj, 2022

Robert Berisha ka publikuar së fundmi këngën më të re, të cilën ia ka dedikuar nënës së tij. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, këngëtari tregoi detajet e këngës që mban titullin “Nanë”, ndërsa shtoi se ka dashur gjithmonë që t’ja dedikonte sa ishte gjallë.

“Është një projekt që ma kanë bërë dy shokët e mi, Iliri dhe Kreshniku nga Ferizaj. Një muaj pasi që mami ka ndërruar jetë, kam qenë në Amerikë dhe më thanë dëgjoje këtë këngë. Unë jam munduar t’u iki atyre këngëve që janë të dhimbshme dhe që tingëllojnë turqisht.

Kam dashur diçka më artistike, më ndryshe. Kur e kam dëgjuar demon, kam thënë ‘Kjo është’. Dhe teksti më është përshtatur shumë. Kam pritur ta bëjë një vit, prandaj s’kam lansuar ndonjë projekt tjetër. Kisha qejf që t’i kushtoja një këngë sa ishte gjallë.”, tha Roberti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!