Një person në Korçë është shpallur në kërkim pasi ka djegur një sipërfaqe pyjore. Qytetari me iniciale R. R., banues në fshatin Leshnjë, dyshohet se ka djegur një hektar sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushk në vendin e quajtur “Manastirsht”.
Gjithashtu në afërsi të fshatrave Gjonomadh dhe Krushovë, Korçë, konkretisht në vendet e quajtura “Korija e fshatit” në Gjonomadh dhe “Mali i Bodesë” në Krushovë, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme. Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për 31-vjeçarin A. Gj., banues në fshatin Dardhas. Ky i fundit u kap në Gështenjas duke transportuar me furgon 5 m³ dru të llojit ah, pa leje. s.b/abcnews.al/