Dogjën sipërfaqe të ndryshme toke me bimësi, procedohen penalisht 2 persona në Berat

schedule09:26 - 13 Gusht, 2021

schedule 09:26 - 13 Gusht, 2021

Dy persona janë proceduar penalisht në Berat për zjarrvënie. Bëhet e ditur se shërbimet e Komisariatit Policisë Berat kanë proceduar penalisht Bashkim Shkurtin, banues në Berat.

Shkurti ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia në lagjen “Donika Kastrioti”,  dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bar.

Gjithashtu, u procedua penalisht 28-vjeçari Artur Kurti , banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/