VLORË- Është zbardhur djegia e qëllimshme e dy automjeteve, ngjarje e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.
Sipas policisë është identifikuar dhe ndaluar njëri prej autorëve të dyshuar Xhordan Skënderaj dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi Daniel Doda.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, tip “Audi” dhe “Suzuki”.
Punohet për zbardhjen e motivit, si dhe për kapjen e autorit të dytë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
/abcnews.al/

