Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Doganat, biznesi amerikan ankohet për çmimet e referencës dhe shërbimet online

schedule15:51 - 29 Qershor, 2022

schedule 15:51 - 29 Qershor, 2022

Çmimet e referencës që përdoren në dogana mbeten një shqetësim serioz për biznesin e huaj që operon në Shqipëri. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar për të disatën herë heqjen e çmimeve të referencës duke e konsideruar një praktikë të vjetër me të cilën përballen prej vitesh.

Drejtori i doganave Gent Gazheli e pranoi këtë problematikë dhe u shpreh se muajt e parë të këtij viti kanë ulur ndjeshëm përdorimin e referencave.



Një tjetër pengesë për aktivitetin e biznesit të huaj është bërë edhe kalimi i të gjitha shërbimeve online. Por kreu i doganave theksoi se po punohet me AKSHIN për ta zgjidhur këtë  ngërç.

Shqetësime biznesi amerikan ngriti edhe në lidhje me disa pengesa që i ka sjellë procesi i fiskalizimit. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!