Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
Lajmin e ka bërë me dije DPD me anë të një njoftimi shpërndarë për mediat.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.
Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga termeti”, thuhet në njoftim./abcnews.al