Dogana e Morinës/Tregtarët të irrituar nga burokracitë

schedule17:45 - 18 Mars, 2018

schedule 17:45 - 18 Mars, 2018

Pritet që dogana e re e përbashkët Shqipëri-Kosovë të nisë brenda këtij muaji, por deri në realizimin e këtij procesi tregtarët që veprojne përmes dy vendeve po kalojnë vështirësi. Ata humbasin kohë dhe para nga pritjet dhe burokracitë në doganën e Morinës.

Për 40 minuta qëndrim në terminalin doganor në Morinë i është dashur të paguajë 40 euro. Kudusi Dedja, një sipërmarrës nga Kukësi, kryen shume volum tregtar me Kosovën. Ai është i shqetësuar për situaten. Nuk ka besim se në të ardhmen do të gjendet një zgjidhje.

Kudusi Dedja: “Ne përballemi për çdo ditë me fatura të kripura i paguajmë në terminalet doganore të Kosovës, që janë private dhe kanë tarifa jashtëzakonisht të shtrenjta. Këtë gjë e di edhe shteti i Kosovës, mirëpo nuk merr asnjë masë.”

Bizneset dhe drejtuesit e mjeteve që transportojnë mallra përballen me vështirësi. Natën ose ditën, sheshet e doganës mbushen me mjete të tonazhit të rëndë. Dikush pret për skanim, dikush vonohet për një dokument dhe koha mesatare e qëndrimit, më e pakta 4 orë deri në 24 orë.

“Veç fjalë, veç ndryshim s’ka. Duhet me prit për 4-5 orë për të kaluar kufirin”.
“Problem. Na kanë humbur shpresat krejt”.

Shqipëria kryen më shumë se 150 milionë euro tregti me Kosovën. Shkëmbimet tregtare sa vijnë e rriten, por lehtësirat doganore po vonojnë në këtë proces të rëndësishëm për ekonomitë e dy vendeve në zhvillim. Pritet që dogana e re e përbashkët Shqipëri-Kosovë të nisë brenda këtij muaji, por asgjë nuk është e sigurtë deri në finalizim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!