Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë, pavarësisht nga qëndrimet e vendeve perëndimore për këtë çështje.
“Republika Srpska vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë dhe ka të drejtë të ndjekë politikën e saj autentike, pavarësisht presionit, dhe ne nuk jemi nga ata që e ndërpremë bashkëpunimin, sepse disa të tjerë po bëjnë luftë kundër saj”, u shpreh Dodik, shkruan N1.
Ai shtoi se Republika Srpska hodhi poshtë “politikën e nënshtrimit të kërkuar nga Perëndimi, në drejtim të sanksioneve dhe ndërprerjes së bashkëpunimit me Rusinë.”
Dodik më herët njoftoi se do të udhëtojë në Moskë më 23 maj, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al