Dodik për ambasadorin amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë: Është gënjeshtar dhe manipulues

schedule19:01 - 14 Tetor, 2023

schedule 19:01 - 14 Tetor, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se ambasadori amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Mike Murphy, është “një shqetësues i zakonshëm, gënjeshtar dhe manipulues”.

Dodik tha se, që kur SHBA themeluan një përfaqësi diplomatike në Bosnje dhe Hercegovinë, ata nuk kanë dërguar kurrë një ambasador më të keq se Michael Murphy, shkruan N1.

“Murphy është një ngatërrestar, gënjeshtar dhe manipulues i zakonshëm. Ai thotë se nuk ndihet i kërcënuar nga qytetarët e Republikës Srpska, gjë që askush nuk e ka pretenduar. Por e vërteta është se qytetarët e Republikës Srpska janë të kërcënuar nga veprimet e tij në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik për agjencinë e lajmeve Srna.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Murphy se Dodik nuk flet në emër të të gjithë banorëve të RS, Dodik u përgjigj se si president i zgjedhur ligjërisht i RS, ai do të vazhdojë të shprehë pikëpamje politike që pasqyrojnë disponimin e shumicës në Republika Srpska, sepse ai është të zgjedhur edhe nga shumica./abcnews.al