Dodik akuzon ambasadorin amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë: Po zhvillon “luftë” kundër meje

schedule08:58 - 12 Prill, 2023

schedule 08:58 - 12 Prill, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se ambasadori amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, po zhvillon një “luftë” kundër tij.

“Lufta private që Murphy po bën kundër meje nuk e nderon atë, as Shtetet e Bashkuara, të cilat duhet të dinë se çfarë po bën Murphy në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Dodik, shkruan N1.

Dodik shtoi se ambasadori amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë “nuk është interpretues i Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, as i Marrëveshjes së Dejtonit”, duke theksuar se as Murphy dhe as kushdo, “nuk mund të deklarojë se cila dispozitë e ndalon shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina”.

“Pa pëlqimin e Republikës Srpska, nuk do të ketë bashkëpunim me askënd, madje as me aleancën e NATO-s, nëse është në kundërshtim me interesat e Republikës Srpska”, u shpreh Dodik.

Ambasada amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë njoftoi se SHBA “nuk do të qëndrojë duarkryq nëse Milorad Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë”./abcnews.al