Doda në Njësinë nr. 8: Komuniteti rom në kushte çnjerëzore, do pezullojmë aktet arbitrare të qeverisë

schedule14:21 - 11 Mars, 2021

schedule 14:21 - 11 Mars, 2021

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda dhe Drejtori i Fondacionit “Hasan Tahsini” Alket Veliu, këtë të enjte kanë zhvilluar një takim më banorë të komunitetit rom në Njësinë nr. 8 në Tiranë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve Doda shprehu indinjatën e saj për situatën në të cilën gjenden këta banorë, megjithëse vetëm  disa kilometra nga qendra e kryeqytetit.

Sipas saj ky është një realitet i dhimbshëm dhe se 25 prilli do të jetë drita në fund të tunelit.  Një shtet matet nga mënyra si përkujdeset për çdo banor të tij, kudo qoftë e kushdo qoftë.

Mbështetje njerëzore dhe mundësi të pezullojmë aktet arbitrare. Si forcë politike jemi ndër ata që ju kuptojmë më mirë se kushdo, dhe duke ju kuptuar më mirë do dimë t’ju mbështesim më shumë.

Është hera e parë që jam këtu, por di t’ju them që nuk do të vij dot herë tjetër nëqoftëse do të vazhdoj të pranoj që ju mund të jetoni në këto kushte. Nuk mund të ketë as burrë e as grua që ben sikur nuk i sheh kushtet që jetoni ju. Një shtet matet nga mënyra si përkujdeset për çdo banor të tij, kudo qoftë e kushdo qoftë. Këto nuk mund të jenë kushtet e një qytetari në mes të Evropës, një qytetari në zemër të Tiranës”, theksoi ajo.

Ndër të tjera në këtë takim Doda ka premtuar pezullimin e akteve arbitrare ndaj banesave të këtij komuniteti.

“Kam parë shumë realitete të dhimbshme, kam parë shumë realitete problematike, besoj se ky është një prej realiteteve më të fortë që unë kam pasur mundësi që të shoh në aktivitetin tim. Deri më tani nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të kem shkuar në ndonjë vend e të më thonë me vonë që na ke kthyer shpinën e na ke zhgënyer. E besoj dhe unë që ky aktivitet i parë publik për këtë fushatë elektorale do të jetë edhe një faqe e re që do ta hapim të gjithë bashkë. 25 prilli është dita e fundit që do të vazhdojë kjo lloj vuajtje pa asnjë dritë jeshile në fund të tunelit. Sot kam ardhur t’ju mbështes nga ana njerëzore dhe të kemi mundësi të pezullojmë aktet arbitrare. Nuk mund të lejohet ky realitet në qendër të Tiranës”, deklaroi ajo.

Në fjalën e tij, Drejtori i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu u shpreh se edhe komuniteti çam e ka provuar mbi shpinë diskriminimin ndaj e kupton shumë mirë shtypjen.

“Si forcë politike jemi ndër ata që ju kuptojmë më mirë se kushdo, dhe duke ju kuptuar më mirë do dimë t’ju mbështesim më shumë”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!