Doda: Lënda kimike në protestë përdoret në raste torturash

schedule21:52 - 8 Mars, 2019

schedule 21:52 - 8 Mars, 2019

E ftuar në emisioni “Provokacija”, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda është shprehur se dorëzimi i mandatave ishte e vetmja rrugë për opozitën. Gjithashtu Doda ka folur për një lloj lënde kimike të quajtur CS e cila ishte hedhur nga policia gjatë protestave të opozitës. Politikania tha gjithashtu  se kjo lloj lënde kimike përdoret vetëm në raste torturash.

Mustafa Nano: Ti je e bindur 100% se kjo që po bën opozita është gjëja e duhur?

Mesila Doda: Unë jam e bindur 100 % që kjo është e vetmja rrugë. Ishte e vetmja rrugë dhe mundësi që i kishte mbetur opozitës.

Mustafa Nano: Në ç’kuptim?

Mesila Doda: Në kuptimi që nuk është më një aksion i papritur sepse në mënyrë të padrejtë është zhvendosur vëmendja vetëm tek lënia e mandateve dhe nuk shikohet se çfarë ka ardhur përpara kësaj. të mos harrojmë se është një qeverisje e cila është kapur me skandale pas skandalesh duke shkaur që tek aktet korruptive dhe siç ishte akti i fundit i DH Albania ku një recepsionit 26-vjeçar përfundon që merr një tender 30 milionësh.

Mustafa Nano: Po nuk është ndonjë gjë e çuditshme në Shqipëri. Më të gjitha qeveritë kanë pasur nga një skandal.

Mesila Doda: Mendoj që ky ishte një nga skandalet e thella. Më është dashur të shkoj në qendër tregtare për të gjetur maska kundër lendeve kimike. Kundër këtyre gazeve kimikë.

Mustafa Nano: Për çfarë?

Mesila Doda: Kundër gazeve kimike. Të betohem! Nuk e mendoja kurrë që në 2019 do bëja dhe këtë por ja që ndodhi.

Mustafa Nano: Mesila kanë ndodhur gjëra më të rënda Mesila.

Mesila Doda: Muçi unë po të them ka qenë një… uroj të mos e provosh ose hajde ta shikosh një herë se çfarë do të thotë dhe ta shikosh që është një prej atyre mjeteve që përkufizohen tek torturat.

Mustafa Nano: Është përdorur më përpara. Në 21 Janar është përdorur.

Mesila Doda: Janë dy lloje Muçi, është tjetër gazi lotsjellës dhe e kanë përdorur edhe gazin lotsjellës atë të thjeshtin dhe sigurisht që ka pasoja, por jo ai tjetri CS-ja.

Mustafa Nano: Nëse do ishit ju Kryeministre e vendit dhe do kishit përballë një turmë të madhe …

Mesila Doda: Jo mo jo, unë jam grua gratë e gjejnë zgjidhje përpara nuk i lënë njerëzit që të vijnë aty te turma. Harroje ti! Gratë dinë më shpejt ta zgjidhin çështjen. Nuk kishte për të shkuar ndonjë herë gjendja deri aty. Gruaja e gjen kompromisin shumë më shpejt Muçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!