Doçi: Kampionat i barabartë, Vllaznia po bën ndeshje të shkëlqyera

schedule22:53 - 31 Tetor, 2019

schedule 22:53 - 31 Tetor, 2019

Futbollistja e talentuar e Vllaznisë, Megi Doçi, prej vitesh po përflitet si futbollistja më e mirë shqiptare. Sot, Doçi është e ftuar në studiot e ABC News, në “Pressing”, ku foli për disa tema të futbollit shqiptar.

SHERRI LERDA-MEHMETI – “Mendoj se është e vërtetë ajo që thuhet. Duhet që trajnerët të bien dakord për detyrat e tyre, mënyrën si e drejtojnë ekipin. Mendoj se kjo gjë ndodh vetëm në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend tjetër që zgjedhjet e trajnerit të diskutohen”.

SUPERIORE – “Të them të drejtën, e ndjek shumë pak Superioren, pasi jam në stërvitje gjatë gjithë javës. Por siç u tha edhe këtu, kampionati është i barabartë. Këtij kampionati, sikur i mungon një sulmues tipik, janë shënuar shumë pak gola”.

SKUADRAT – “Mendoj se për titull shoh Partizanin si pretendent kryesor. Vllaznia ka bërë një punë të mirë deri tani, përveç ndeshjes me Laçin, ndeshjet tjera ka bërë lojë shumë të mirë. Duke parë dhe kontingjentin, mund të them se kanë bërë shumë mirë. Shpresoj që në fund të sezonit të jenë në treshen e parë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!