Dobësohet kombëtarja e Francës, sulmuesi i Barcelonës mbyll Europianin

schedule09:38 - 21 Qershor, 2021

schedule 09:38 - 21 Qershor, 2021

Ousmane Dembele mund t’i ketë dhënë lamtumirën Europianit. Kjo është ajo që raportojnë mjekët franceze në lidhje me sulmuesin e Barcelonës, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Hungarisë në Budapest dhe la fushën pas gjysmë ore lojë.

Sulmuesi i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekët kanë gjetur një dëmtim muskulor, që sipas L’Equip kërkon rreth tre javë për t’u rikuperuar. Mjekët e Francës kanë bërë të ditur në rrugë jo zyrtare se me shumë mundësi Demeble nuk ia del.

 

Ky dëmtim dobëson mjaft Francën, por edhe vjen në një periudhë delikate për sulmuesin. Ai nuk ka rinovuar me Barcelonën dhe po shpresonte të rriste vlerën e tij në Europian, për të parë më pas çfarë do ndodhte me ofertat në drejtim të tij. /abcnews.al