Dobësimi i zemrës, te moshat e reja/ Mjekët: Ndikim edhe infeksionet virale, veç alkoolit e duhanit

schedule15:46 - 13 Maj, 2024

schedule 15:46 - 13 Maj, 2024

Insufiçenca kardiake nuk është më një problem vetëm i moshave mbi 60 vjeç. Pas pandemisë mjekët po vënë re dëmtim të funksionit të zemrës si pamjaftueshmëria për të pompuar gjakun që i duhet organizmit dhe tek më të rinjtë. Mosha është ulur ndërsa numri i të sëmurëve është shtuar. Shkak sipas kardiologëve janë veset, kalimi i një infarkti apo infeksioni viral.

“Individë që kanë ulje të funksionit kardiak, insufiçencë kardiake ka dhe individë që mund të jenë rreth të 40 nuk e kmi më tabu ta shohim tek këto lloj moshash.

Duke qenë se infarktet në këtë moshë janë rritur, një nga pasojat është insufiçenca kardike,  kur individi ka kaluar një ngjarje ishemike që ka prekur funksionin e saj.

Njëkohësish dhe sëmndjet inflamatore të tipit vitet që kaluam me pjesën e covid  ngarkesat virale të gjitha mund të shkaktojnë miokardite që percipitojnë me  insuficensë kardiake  pamjaftueshmëri të zemrës dhe ulje të funksionit të saj.

Arsyet janë të shumtë, edhe veset, duhanprija,  drograve, alkooolit janë në rritje në këtë kuadër individë që do të vuajnë pasojat do të jenë në rritje në vijim.”

Në ditët e ndërgjegjësimit për insuficencën kardiake mjekët apelojnë për të mos neglizhuar në këto raste..

“Nuk presim të vijnë me fryrje këmbësh, por një marrje fryme, pamundësi për të kryer aktivitetin e tij fizik, të ecurit me biçiklëtë i merret fryma, të ngjiturit e shkllëve në katin e tretë – të katërt apo nuk arrinë dot në palestër të bëjë kapacitetin fizik, të gjitha këto duhet ta bëjnë alert për të shkuar tek mjeku kjo në kufirin e individëve në moshë të re, por jo vetëm”

Sipas mjekëve sëmundjet e zemrës në përgjithësi  në moshë më të hershme  prekin me shumë meshkujt dhe më ashpër femrat. Ndërkohë renditen ndër shkaqet kryesore të  humbjes së jetës dhe në vendin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!