Dominimi i Bayern Munchen dhe triumfi 8-2 kundër Barcelonës së Leo Messit, i ka lënë të gjithë pa fjalë. Të shumta janë komentet rreth çerekfinales së paharrueshme në Champions League.
Ironi dhe tallje pafund ndaj ekipit spanjoll, teksa Rio Ferdinand është ndalur te goli i pestë i gjermanëve. Atë e shënoi Joshua Kimmich, por meritën kryesore e ka Alphonso Davies.
“It’s uncalled for, it’s out of order!”
“If I was Semedo, I’d come off Instagram for a bit…”@rioferdy5 and @GaryLineker on Alphonso Davies taking names in the Champions League ?#Club2020 pic.twitter.com/QiSSyblgxE
— Football on BT Sport #Club2020 (@btsportfootball) August 14, 2020
19-vjeçari i talentuar, ndërmori një inkursion fantastik, bëri çfarë deshi në krahun e majtë, poshtëroi portugezin Nelson Semedo dhe i dhuroi Kimmich një asist perfekt.
“Reagim pa lidhje, i tepruar dhe i panevojshëm. Po të isha në vend të Semedos, do zhdukesha një vit nga Instagrami“, shkruan ish-mbrojtësi i njohur anglez në Twitter. /abcnews.al