“Do zgjedh unë i pari jo ti”, Kurti tregon debatet me Isa Mustafën për formimin e qeverisë

schedule21:45 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 21:45 - 12 Dhjetor, 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti në Kosovë, ka treguar së fundmi detaje nga bisedimet për marrëveshjen e koalicionit me Isa Mustafën.

Kurti tregon se si ngecën bisedimet, kur të dy filluan të flasin për pozitat qeveritare. Kreu i VV është shprehur se Mustafa i ka thënë se duhet të zgjedhë ai i pari një ministri.

Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, është shprehur Kurti në RTK.

Më tej, Kurti është shprehur  se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Mirëpo, edhe pas këtij propozimi, kreu i VV thotë se Mustafa donte të zgjidhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se nuk mund t’i japë LDK-së në tavolinë më shumë se i jep populli. “Unë nuk mund të të jap në tavolinë më shumë se atë që të jep populli”, shtoi Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!