Edi Rama është sot në qarkun e Shkodrës, ku zhvillohet përpjekja e socialistëve për të fituar për herë të parë kryeqendrën e veriut.
Takimet kryeministri i nisi në Malësi të Madhe, nga ku ju drejtua të gjithë demokratëve të qarkut, të mos harrojnë se çfarë ka ndodhur kur qeverisnin opozitarët e sotëm.
Malësoreve ju kërkoi të votojnë për të zgjedhur atë që punon më mirë për ta, duke marrë si referencë, bashkinë Shkodër, që për Edi Ramën është një dështim.
Ndërkohë, Benet Beci do të prezantohet sot pasdite, teksa Rama do të kërkojë ti bindë Shkodranët që t’i hapin portën e kalasë së vetme që nuk e ka qeverisur dot./abcnews.al