Prej disa ditësh në mediat rozë, po qarkullon lajmi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” fillon së shpejti. Lajmin e ka konfirmuar edhe regjisori Eduart Grishaj, i cili gjatë një interviste për gazetarin Ermal Qori, e ka ftuar këtë të fundit drejtpërdrejt të bëhet pjesë e lojës.
Grishaj është shprehur se Ermali do të ishte një lojtar me tipin e duhur për reality-show.
“Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në Big Brother, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“, tha ai.
Më tej, i pyetur se sa ka ndikuar Arbana Osmani në imazhin e tij, Eduarti u shpreh pozitivisht, duke e konsideruar një nga mbështetjet e tij më të mëdha.
“Arbana më ka ndikuar shumë për mirë, ajo është një nga mbështetjet e mia më të mëdha, dhe unë kam besim shumë te ajo, Arbana mendoj se është nivel tjetër edhe në krahasim me koleget e saj dhe këtë nuk e them se është gruaja ime”, shtoi regjisori./abcnews.al