“Do vijojmë dialogun dhe bashkëpunimin lidhur me Ballkanin”, Erdogan: Shqipëria ka zënë vend në anën e drejtë të historisë

schedule18:39 - 20 Shkurt, 2024

schedule 18:39 - 20 Shkurt, 2024

Në konferencë me kryeministrin Edi Rama, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa tha se marrëveshjet e nënshkruara sot, tregojnë edhe thellimin edhe më tej të këtyre marrëdhënieve.

“Do vijojmë dialogun dhe bashkëpunimin lidhur me Ballkanin po ashtu në fushën e sigurisë së mbrotjejs dhe ushtarake këtë e tregon edhe marrëveshja që nënshkruam pak më parë. E komplimentojmë Shqipërinë që përfundoi me sukses detyrën si anëtare e përkohshme e KS së OKB.

Shqipëria do të japë kontribut të rëndësishëm gjatë kryesisë së radhës që mori nga Turqia, në organizatën e bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi, po ashtu edhe në kryesinë e radhës së Evropës Juglindore.

Në takimin tonë trajtuam edhe shtypjen e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze dhe Gazën, duke na hapur përgjegjësitë e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e shtypjes së tiranisë së Izraelit, që vijon prej 4 muajsh, dhe garantimin e një të ardhme të sigurtë për vëllezërit tanë palestinezë.

Proceset që vijojnë kanë treguar qartë qëndrimin tonë të drejtë në këtë cështje, edhe Shqipëria ka zënë vend në anën e drejtë të historisë. Kjo është shumë e rëndësishme nga ana e Shqipërisë.

Me mikun tim Rama do vijojmë iniciativat që do merren në javët e ardhshme. Uroj që vendimet e marra në KS dhe marrëveshjet e firmosura të jenë të dobishme. Për kontributet e pacmuara që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve, në emrin tim personal dhe në emër të popullit e falenderoj për vizitën e tij.”- tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!