Së fundmi Kun Aguero vendosi të largohet nga Manchester City, skuadra me të cilën qëndroi më shumë vite dhe kaloi momentet më të mira në karrierën e tij.
Mediet raportuan se ishte vendimi i lojtarit për të lënë klubin, por pas kësaj është një prapaskenë e bujshme, që zbulon diçka rreth merkatos së verës.
Mësohet se klubi i ka treguar argjentinasit se do të firmosin me një sulmues tipik qendre këtë verë dhe ai do ishte zëvendësues, teksa i kanë dhënë mundësinë e zgjedhjes për të ardhmen e tij.
Duke qenë para këtij fakti, Aguero ka vendosur të largohet dhe tashmë disa klube të mëdha në gjithë Europën janë në kërkim të shërbimeve të tij. Nga ana tjetër City pëlqen shumë Haaland, çka tregon se ka mundësi të norvegjezi të jetë transferimi i radhës për klubin e sheikëve. /abcnews.al