“Do vazhdojmë t’iu mundim”, Rama-opozitës: Deri në vitin 2029 s’do t’iu lëmë shteg të vini në vendin tonë

schedule11:11 - 9 Nëntor, 2022

schedule 11:11 - 9 Nëntor, 2022

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur i sigurt për fitoren e zgjedhjeve lokale të viti 2023 dhe jo vetëm. Duke iu drejtuar opozitës në Kuvend, Rama theksoi se nuk “do t’i lënë të fitojnë deri në vitin 2029” dhe gjatë qeverisjes do të vijojnë t’i dalin në mbështetje biznesit të vogël.

Rama: Ne do vazhdojmë t’iu mundim juve sepse nuk mund ta lëmë biznesin e vogël në dorën tuaj. Nuk iu lëmë asnjë arsye dhe asnjë shteg që deri në vitin 2029 të vini në vendin tonë. Ndërkohë që ne jemi këtu në këtë vend duke vazhduar të mbështesim biznesin e vogël, jo vetëm duke mos i vendosur taksa dhe duke mos i rritur TVSH-në, por duke i paguar faturën e energjisë elektrike.

Bazuar në këshillimin kombëtar ku morën pjesë mbi 500 mijë shqiptarë kemi vendosur të rrisim shumë fort penalitete për biznesin e madh. ne ndryshe nga çfarë na pikturoni ju jemi në anën e biznesit të vogël dhe të njerëzve të zakonshëm. Ne jemi ata që vazhdojmë të konfiskojmë metrat e babëzisë të atyre që i quajmë oligarkë. Do t’i rrisim penalitetet për biznesin e madh për t’i thënë rri në vendin tënd./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!