“Do ua mbyll të gjitha dyert”, paralajmërim i fortë për Luftëtarin

schedule09:03 - 20 Janar, 2020

schedule 09:03 - 20 Janar, 2020

Luftëtari ende nuk ka gjetur një zgjidhje për të shlyer brazilianin Marco Aurelio, të cilit bluzinjtë i detyrohen rreth 60 mijë euro. Nëse nuk shlyhet borxhi, ose nuk arrihet një marrëveshje për ta paguar me këste, atëherë Luftëtari nuk mund të bëjë merkato.

Gjasat janë që të ndodhë kështu dhe kjo kuptohet nga ajo që lojtari ka thënë në të përditshmen sportive, “Panorama Sport”. Braziliani thekson se Luftëtari nuk dëshiron ta paguajë, edhe pse vetë ai ua ka bërë një propozim.

“Për fat të keq, ata nuk duan të më paguajnë. Ata janë borxhlinj ndaj meje dhe vazhdojnë të më japin urdhra. Unë po dal më i keqi në këtë histori. Nuk e di kush është i pari në klub në këtë periudhë.

Nëse ata nuk më paguajnë, unë do t’ua mbyll të gjitha dyert. Unë akoma jam duke u përpjekur që t’i ndihmoj ata me një marrëveshje të re, duke u falur diçka nga shuma që më detyrohen”, tregon Aurelio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!