Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayern Munchen për të provuar një tjetër sfidë dhe në skenë kanë dalë disa klube, teksa nga Anglia raportojnë se polaku ka një preferencë për të ardhmen e tij.
Daily Mail raporton se dëshira e sulmuesit është të transferohet te Barcelona, klub në të cilin ka dashur gjithmonë të luajë dhe kërkon të transferohet këtë verë për të bërë një sulm të frikshëm me Leo Messin.
Ajo që shton edhe më shumë dyshimet edhe fakti se Barcelona ka Hansi Flick mes objektivave për të pasuar Ronald Koeman. Gjithsesi, përtej dëshirës së lojtarit, financat e Barcelonës për momentin nuk janë në gjendje të përballojnë një transferim të tillë.
Kontrata e 32-vjeçarit përfundon në verën e vitit 2023 dhe për ta sjellë do duhet të paguhet te Bayern Munchen. Gjithashtu paga e tij është mjaft e lartë. Ndërkohë, Chelsea është një nga opsionet më të mundshme për polakun. /abcnews.al