“Do t’ju vras”, parandalohet tragjedia në Tiranë, 40-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

schedule12:55 - 6 Korrik, 2022

schedule 12:55 - 6 Korrik, 2022

Një krim i mundshëm në familje është parandaluar në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë prindërit me thikë.

Nën efektin e lëndëve narkotike, ai ka dhunuar dhe ka kanosur prindërit, pasi babai e kallëzoi në polici për dhunën që ushtronte ndaj bshkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Nën efektin e lëndëve narkotike, ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Xh., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!