“Do t’ju presim duart”, Balla: Meta intimidoi votuesit, dhe cënoi imazhin e Shqipërisë

schedule11:38 - 7 Maj, 2021

schedule 11:38 - 7 Maj, 2021

Në fjalën e tij në Kuvend Taulant Balla, tha se Presidenti i Republikës Ilir Meta ka cënuar rëndë barazinë e konkurrimit politik dujke shkelur në këtë mënyrë paanësinë politike,

Balla tha se thirrjet e Metës para fushatës elektorale dhe gjatë zgjedhjeve kanë ulur besueshmërinë ndaj tij dhe se me aktet e kryera ka intimiduar votuesit, ndërsa shtoi se një shtetar i përgjegjshëm duhet të shqetësohet që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes.

Lexo edhe: “Nxiti konflikt politik”, Balla thirrje Bashës: PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Metës

“Mesazhet publike një ditë para ditës së votimit e rregulluar si dita e heshtjes zgjedhore , mesazhet denigruese ndaj përfaqësuesve të diplomatëve të lartë, jo vetëm ulën besueshmërinë e presidentit. Partia Socialiste gjatë gjithë fushatës i ka bërë thirrje presidentit të Republikës të ruante qetësinë për ta rikthyer sadopak në binarët kushtetues.

Por ai në të gjitha daljet ka kryer aktivitivitet të pastër partiak. Etiketimet si banda në pushtet, banda e rilindjes, janë thirrje të ngjashme kundër mazhorancës.

Meta ka kryer veprimtari të njëanshme partiake. Mesazhet e presidentit në publik, në takime me persona të papërshtatshme tregojnë se Meta gjatë kësaj periudhe ka rrëzuar çdo mundësi për tu treguar si përfaqësues i unitetit kombëtar.

Në daljet e tij publike ka intimiduar votuesit se ai vetë apo populli do t’i presin dorën, thirrjet për vetëgjyqësi ishin nxitje dhune pak ditë para votimit. Deklaratat sjella statuset janë të mbushura me një veprimtari që nuk përndjekjen asnjë ushtrim të kompetencave të tij dhe asnjë qëllim të tij”, tha Balla.

/abcnews.al/