Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do t’ju ha, do t’ju rrah”, shqiptarja tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi

schedule16:24 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:24 - 30 Shtator, 2022

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në Volos, ku një grua hyri dhe kërcënoi nxënësit.

Mësohet se gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ishte në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët “do t’ju ha, do t’ju rrah, megjithatë nuk kishte sende të rrezikshme me vete.

Shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.



Gruaja, në delirin e saj përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte. Megjithatë, ajo nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.

Siç u bë e ditur nga mediat greke, 42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën në fjalë, por dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë.

Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i pavullnetshëm në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!