Do t’i nënshtrohet dy operacioneve të tjera, detaje për gjendjen e Preng Gjinit te Trauma

schedule10:30 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:30 - 16 Shtator, 2020

Preng Gjini, 51-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmë në zonën e “Vasil Shantos” do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në sy.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se Gjini ka politrauma për shkak të dëmtimeve të marra nga shpërthimi i lëndës eksplozive, ndërsa ka humbur një pjesë të shikimit.

Ndërkohë bluzat e bardha thonë që pa kaluar 48 orë rreziku për jetën vazhdon.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari ishte duke lëvizuar me makinën e tij tip mercedez-benz A Class, e cila shpërtheu, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”.

LEXO EDHE: Seriali i vrasjeve, Artan Hoxha: Kush është “shënjestra” e atentatit në Tiranë dhe mesazhi i autorëve

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit. Armando Gjini u ekzekutua më herët në Rrëshen.

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes pasi shënjestra e atentatit mendohet se ka lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti, ende e pazbardhur. g.v/abcnews.al