“Do t’i falnim Bashës 20 karrige e brava”, Berisha ultimatum Ramës: Hiq dorë nga skenarët kundër PD

schedule15:06 - 6 Janar, 2022

schedule 15:06 - 6 Janar, 2022

Nga Fieri, ku u takua me demokratët në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish largimin e kreut të PD Lulzim Basha. Sipas tij problemi nuk është te karrigia dhe zyra e PD por te e ardhmja e saj. Përndryshe Berisha tha se do t’i falnin Bashës 20 karrige dhe brava.

Këtu nuk është problemi për një karrige dhe zyrë se ne jemi aq zemërgjera sa do i falnim Bashës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është te parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë në të cilin shumica qeveris sundon dhe pakica respektohet. Kjo është themelore. Shkelmimi i këtij parimi është i pari i të gjitha regjimeve diktatoriale , terroriste… Ndaj dhe kërkoj vëmendjen tuaj por në mënyrë të veçantë të të gjithë anëtarëve dhe të mbështetësve të PD të cilët s’u bënë pjesë që në fillim të këtij procesi të bashkohen me ne. Nuk është këtu çështje e karriges së atij apo këtij personi, po i ekzistencës së PD.

Për të bindur shqiptarët se ai është bërë famoz në problemet e matematikës  u thotë se  1958 delegatë që s’ishin çereku i  tyre delegatë por le ti marrin sikur ishin delegatë në pallati ne kongreseve ishin 5004 delegatë. Shumë kanë shtuar probleme se nëse është ky zotëri me çështje madhore të shëndetit mendor, unë u them jo ky njeri është me çështje madhore të moralit njerëzor. Është një peng i vërtet, peng i dosjes nik muzinit, peng i  dosjes Topyta Yaris dhe siç po del është i lidhur në afera biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën. Pra s’kemi të bëjmë këtu me njeri me çrregullime të shëndetit mendor por kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që nuk njeh asnjë norma asnjë standard”, tha Berisha.

Duke komentuar situatën në PD Berisha tha se Basha ka blinduar dyert, duke e krahasuar me Enver Hoxhën. Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës dhe teksa tha se e ka shndërruar selinë blu si shpellë të grupeve terroriste, duke vendosur dyer e blinde të reja shtoi se më 8 dhjetor do të mbahet një protestë festive e paqësore për zbatimin e vendimit për shkarkimin e Bashës.

“Data 8 është historike për kombin. Për herë të parë vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive paqësore vetë anëtarësia e PD. Disa mesazhe kam marrë këto ditë dhe disa prej tyre më thonë doktor ky njeri po të kishte qenë kryeministër s’di kishte pranuar humbjen e zgjedhjeve por do kishte blinduar ndërtesat për të mos dorëzuar pushtetin. Sikur të ishte produkt i zyrave sekrete terroriste, ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinda të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë dikur degë të punëve të brendshme të Enver Hoxhës apo siç janë sot shpellat e grupeve terroriste në botë”.

Ish-lideri i PD u shpreh se Basha është peng i Ramës, ndërsa i bëri thirrje këtij të fundit të mos bëjë më skenare kundër PD.

Në 31 vjetorin e saj përzuri Rilindjes Demokratike, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi organ i  fjalës së lirë. Ndaj kemi arsye të festojmë të shtunën. Një thirrje i bëj Ramës, hiq dorë nga skenaret e thurura bashkë me pengun tënd kundër demokratëve. Hiq dorë se merremi njëlloj si me pengun dhe pengmarrësin. Ne kërkojmë shtëpinë tonë që është shndërruar në një burg të vërtetë, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”, shtoi Berisha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!