Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme inspektimet në Fushë-Krujë, për kantieret e ujit.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kryeministri shprehet se këto punime i japin zgjidhje një problemi që është trashëguar me dekada.
Gjatë njohjes me ecurinë e punës, Rama shtoi se mbetet me shumë rëndësi që ky projekt i nisur të mbarojë dhe të vendoset ligjshmëria në këtë sektor, me instalimin e ujë matësve për të gjithë abonentët.
“Rëndësi ka të mbarojë. Është një kantier me shumë nyje. U desh kohë, por durim. Ujësjellësi i Krujës i hap rubinetat para vitit të ri”, shprehet më tej Rama.
Statusi:
“Në Fushë Krujë ku ka marrë rrugën e zgjidhjes problemi i trashëguar me dekada i furnizimit me ujë të pijshëm. Përmes investimit që po realizojmë, do të garantohet 24 ORË UJË i pijshëm për banorët e zonës së Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, si dhe do të vendoset ligjshmëria në këtë sektor me instalimin e ujë matësëve për të gjithë abonentët.
*po investojmë në çdo cep të Shqipërisë për t’jua garantuar qytetarëve këtë shërbim thelbësor për cilësinë e jetës, duke e mbyllur këtë plagë dhjetra vjeçare të keqqeverisjes dhe duke bërë edhe në këtë drejtim dallimin e qartë mes nesh e atyre që sot bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna!”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1269783903414145/
/abcnews.al/