“Do të na rikthehet Çiljeta”, Julian Deda bën premtimin epik elektoral

schedule22:35 - 27 Mars, 2021

schedule 22:35 - 27 Mars, 2021

“Figurat publike në politikë” ka qenë kjo tema që është diskutuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun ku janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të ekranit, të cilët janë angazhuar në politikë.

Një ndër ta ishte edhe aktori i njohur i humorit Julian Deda, i cili prej shumë kohësh është mbështetës i Partisë Demokratike.

Në një situatë të improvizuar në Soiree, Julian Deda ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në, teksa ka theksuar duke qeshur se me PD-në në pushtet do rikthehet sërish Çiljeta.

“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakisë do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, u shpreh Julian Deda.

Vlen të rikujtojmë se dikur këngëtarja e njohur Çiljeta mbështeste PD-në, por është larguar pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës. Si një besnike e përhershme, që ka shprehur hapur përkrahjen për PD-në, kjo gjë i habiti jo pak ndjekësit. Ajo tashmë është mbështetëse e Erion Veliaj, teksa ka shprehur hapur vlerësimin që ka për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!