Do të mbushte 70 vjeç, moderatorja shqiptare kujton të ëmën e ndjerë: Sot duhet të ishte ditë feste por “feston” mes engjëjsh

schedule21:33 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 21:33 - 12 Dhjetor, 2022

Fiori Dardha ka kujtuar nënën e saj të ndjerë përmes një postimi në rrjete sociale në atë që do të ishte 70 vjetori i saj i lindjes. Moderatorja ka ndarë një foto me të ëmën nga dasma e saj ndërsa shkruan se është munduar që të jetë sa më shumë pozitive pasi nuk donte t’i “dhuronte” asaj lot trishtimi.

Postimi i plotë:

U përpoqa shumë ta kaloja këtë 12 dhjetor si një ditë të zakonshme, sepse në ditën e 70 vjetorit, nuk doja që nënës sime t’i “dhuroja” lot trishtimi!

E mbajta veten, edhe kur, që në mëngjes, lulet e ditëlindjes ia vendosa tek vendi ku e shtrenjta ime prehet.
Edhe në punë tentova të mos transmetoj ndjesi trishtimi tek kolegët.
E përmbajta veten edhe kur Abeli (djali im 10 vjeçar), e kujtoi me shumë mall gjyshen e tij…

Por, mesa duket për zbrazëtinë e madhe dhe mallin që më përvëlon, lotët janë i vetmi “shpëtim”!

Madje, tani pyes veten: Pse po i publikoj këto ndjesi, që tek e fundit, janë kaq personale?

Sepse ndonjëherë kemi nevojë ta “bërtasim” fort dhimbjen, pikëllimin, mallin…

Sot, në familjen tonë duhet të ishte ditë feste, por syshkruara jonë feston mes ëngjëjsh! ?

Sa do të doja një përqafim… t’i ndieja aromën e të më pushtonte me krahët e saj, që për mua ishin vendi më i sigurt e më i paqtë në botë! ?

Mama ime… rrezja që më ngroh shpirtin, edhe në momentet më të vështira! ❤️

Faleminderit Zot për çdo ditë që e patëm pranë, të shtrenjtën tonë! ?

P.S: Lum kush i ka nënat! Përqafojini fort çdo ditë!
Bëjeni edhe për ne që përqafimet e ëngjëjve tanë, i presim vetëm në ëndrra! ?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

/abcnews.al