“Protesta”, Vokshi zbulon “skenarin” e Berishës, Gjata bën ironi, gazetarja i heq mikrofonin

schedule11:42 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 11:42 - 23 Dhjetor, 2021

Gjykata e Tiranës ditën e sotme liroi nga qelia dy protestuesit që ishin në tubimin e thirrur nga Sali Berisha të hënën kundër presidentit Vuçiç dhe që dogjën flamurin serb. Albana Vokshi që ishte e pranishme në gjykatë së bashku me Klevis Balliun dhe Çlirim Gjatën i kërkoi drejtësisë të mos marrë urdhra politikë.

Qëndrimin e gjykatës e përshëndesim, por arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova për arrestimin e dy qytetarëve. Hetimi të jetë objektiv dhe të mos marrin urdhra nga Rama.

Të dy qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja e rithemeluar kanë shprehur me anë të gjestit të tyre, protestën ndaj mini-shengenit dhe planet famëkeqe të Ramës. Shqiptarëve të Preshevës s’u lejohet përdorimi i flamujve shqiptarë dhe analistë të Kosovës merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama arreston protestuesit” tha ajo.

Lexo edhe: Lirohen nga qelia dy protestuesit e Berishës që dogjën flamurin serb në Tiranë

Por debatin lidhur me statutin dhe kërkesën e gjyqtarit për dorëheqjen (lexo këtu), Vokshi tha se “Duam t’i bëjmë me dije Ramës, protestat nuk do të ndalen. Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit demokrat. Lulzim Basha është thjesht një deputet. Vendimi u ratifikua nga 44 mijë demokratë” tha ajo.

Por gjatë prononcimit për mediat pati një debat mes Çlirim Gjatës dhe gazetares Klodiana Lala. Gazetarja e pyeti Gjatën se përse e cilëson arrestimin e dy protestuesve politikë kur gjykata tha se ishte i ligjshëm. Gjata ironizoi këmbënguljen duke bërë që gazetarja të hiqte mikrofonin.

Debati
Gazetarja:
Zoti Gjata pse e cilësoni arrestimin politik kur gjykata e cilësoi të ligjshëm?
Çlirim Gjata: Nuk pushon Klodi
Gazetarja: Unë të heq mikrofonin
Çlirim Gjata: Aman mbaje mikrofonin se më fike

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!