“Do të jetë një fushatë e ashpër”, Kikia: Rama synon ta zhvlerësojë opozitën

schedule19:40 - 2 Shtator, 2020

schedule 19:40 - 2 Shtator, 2020

Analisti Mentor Kikia ishte i ftuar në studion e “ABC News” ku foli në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

I shprehur kritik për ecurinë e zhvillimeve në vend, Kikia thotë se parlamenti nuk ka nivelin e duhur.

Po ashtu i  ndalur te letra e ambasadores amerikane ai u shpreh se është e rëndë që një ambasadore e një vendi të huaj i tërheqë vëmendjen vendit për keqmenaxhimin e zgjedhjeve.

“Partitë në dekadën e parë kishin më shumë intelektuale se sipërmarrës  dhe thuajse farë njerëz të botës së krimit. Ndërkohë njerëz të botës së biznesit u futën në politikë. Ne kemi njerëz në parlament që nuk ua dimë emrat. Pra sa më shumë kjo kategori zinte vend, spostohej pjesa e inteligjencës. Shpëtim Idrizi e ka pohuar vetë, duke thënë se mua ofrua një pedagog, por çfarë ta dua pedagogun ishte përgjigja e tij, mora një biznesmen dhe fitoi. Unë nuk jam dakord që votën t’ja jap partisë, do të votoj kandidatin”, tha Kikia.

Gjatë intervistës Kikia tha se me listat e mbyllura partia emëronte deputetët.

Edi Rama tha për kundërshtarët janë humbës kronikë dhe se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ne?

Kikia: Fjalimi i Ramës ishte, fjalim propagandistik shumë i mirë. Rama synon ta zhvlerësojë opozitën.

Analisti tha për gazetarin Endri Xhafo se fushata pritet të jetë e egër ku sipas tij do të luhet shumë me intelektin.

“Do të jetë një fushatë e egër në mënyrën e krijimit të fantazisë, përdorimit të rrjeteve sociale, po ashtu besoj se do të jetë fushatë inteligjente”, tha Kikia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!