Mbrëmjen e së martës rikthehet UEFA Champions League, me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, që tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, atë të çerekfinalve, teksa dy sfidat e para që do të luhen pritet të jenë spektakolare, teksa me “Galaktikët” e Real Madrid, që do të presin “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal, që presin “Bavarezët” e Bayern Munich.
Një ditë para sfidave u zhvilluan edhe konferencat për shtyp, ku krah teknikut Carlo Ancelotti ishte edhe qendërmbrojtësi i “Galaktikëve”, Antonio Rudiger, ic ili u shpreh se ndaj “Qytetarëve” të Manchester City do të jetë një ndeshje goxha e vështirë, por më tej shtoi se ata janë Real Madrid dhe duhet të kenë besim te vetja.
“Ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, do të jetë e vështirë kundër Manchester City, por ne jemi Real Madrid-i dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe në formë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi”,- u shpreh “shtatlarti” gjerman i mbrojtjes së “Los Blancos”. /i.m /abcnews.al