Një 38 vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite e gjysmë burg pasi kërcënoi se do të digjte ish bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij.
Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hyrjen kryesore të pallatit, është ngjitur, mnë katin e katërt dhe i kërcënoi se do t’i vriste.
I pandehuri, i cili deri më sot kishte gjithsej tetë dënime për dhunë në familje, megjithatë ato ishin të pezulluara , nuk u ndal me kaq, pasi kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, pasi kishte frikë, për jetën e saj dhe të fëmijëve ata, i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.
Ndërkohë në polici 29 vjeçarja kishte deklaruar se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve të mitur.
“Kam frikë për jetën time dhe për fëmijët”, ka thënë aj.
Sipas dëshmisë së saj kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera. Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai është ende në kërkim, duke shkaktuar frikën e 29-vjeçares për jetën e saj.
“Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, ka thënë shqiptarja në gjykatë.
Ndërkohë nga ana tjetër 38 vjeçari i ka mohuar akuzat e nga ish gruaja e tij, duke thënë se ato ishin gënjeshtra dhe se ai kurrë nuk ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe fëmijët dhe se nuk ka ushtruar dhunë mbi peshën e saj.
Ndërsa nga hetimet rezulton se ai ishte dënuar pak muaj më parë me 31 muaj burg për dhunë në familje kundër ish-bashkëshortes./abcnews.al