Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Do ta mbrojnë burra e gra,” Berisha-Ramës: I bindur të jesh se kurrë më s’do të gëzosh fitore me votë fiktive

schedule12:34 - 5 Nëntor, 2022

schedule 12:34 - 5 Nëntor, 2022

Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, i ka bërë të ditur rivalit të tij politik Edi Rama se duhet të jetë i bindur që siç u shpreh ai, fitore me vota fiktive nuk do të ketë më.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se vota do të mbrohet nga burra e gra, vajza e djem, që do të angazhohen në procesin e administrimit dhe të votimit.

“Vota do mbrohet, votën e mbrojnë burra dhe gra, djem dhe vajza, të cilët qëndrojnë me guxim, me integritet, në procesin e administrimit dhe të votimit.
Vota gjithashtu është delikate, unë mund t’ju them se për zgjedhjet e shkuara, bëra një deklaratë se vota u ekzekutua para se të hynte në kuti dhe kjo mund të ndodhë. Me këtë, nuk desha të hedh poshtë atë punë të shkëlqyer që bënë dhjetëra e qindra demokratë natën e numërimit të votave dhe në vazhdim, por theksova se Edi Rama e shndërroi shtetin në makineri elektorale, vendosi sistemin e patronazhistëve mbi votën, përdori sasi kolosale narko-eurosh për t’i blerë ato.
A heq dorë nga këto Edi Rama? Jo, por ne do e mbrojmë votën më fuqishëm se kurrë. Dhe unë sot, i them në emër tuaj Edi Ramës, i bindur të jesh se kurrë nuk do gëzosh fitore me votë fiktive.” 



Ndërsa, i pyetur për protestën e 12 nëntorit, Berisha tha se nuk do të jetë thjesht një xhiro, por një një demonstrim i fuqishëm, i forcës së qytetarëve shqiptarë.

“Një inaugurim i përballjes me këtë regjim monist.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!