“Do shtohet numri i lojtarëve të infektuar”, Guardiola lëshon kushtrimin

schedule17:38 - 17 Shkurt, 2021

schedule 17:38 - 17 Shkurt, 2021

Manchester City zhvillon ndeshjen e radhës në Premier League. Djemtë e Pep Guardiolës do të luajnë në fushën e Everton sonte në mbrëmje (21:15) dhe objektivi është fitorja e 17-të radhazi në të gjithë kompeticionet.

Ekipi që kryeson Premier League, po kalon një formë të shkëlqyer, teksa trajnerin Pep Guardiola e shqetëson diçka, që e thotë hapur në prononcimin e dhënë për mediat. Në muajin mars do të ketë shumë ndeshje dhe impenjime.

Duelet e Champions League kanë nisur, por do të fillojnë edhe përballjet e fazës eliminatore për Botërorin Katar 2022. Ndërkohë, Covid-19 është nëpër këmbë dhe vijon të prekë e infektojnë njerëz pafund.

Premier League duhet të jetë e shqetësuar për situatën. E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus është qëndrimi në shtëpi dhe mbajtja e distancës me të tjerët. Nuk duhet të ketë kontakte dhe as udhëtime të shumta.

Futbollistët do të fillojnë të grumbullohen me kombëtaret e tyre dhe është e vështirë të kontrollohen më pas. Për fat të keq, mendoj do të ketë rritje të rasteve me Covid-19.

Sigurisht që do të më pëlqente të thoja të kundërtën. Por, eksperienca na ka mësuar se nëse lëviz shumë, atëherë shtohet rreziku i infektimit me koronavirus“, deklaron trajneri spanjoll i Manchester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!