Kryeministri Rama ndodhet në Thumanë për të prezantuar projektin e rindërtimit. Gjatë prezantimit ai ka patur edhe bisedë me banorët që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit.
Një prej banoreve i cili nuk ka patur mundësi të kryejë aplikimin, është ankuar tek Kryeministri se në Bashki i kanë thënë që aplikimin nuk mund ta kryejë më, sepse ka kaluar afati.
Por Kryeministri aty për aty ka sajuar justifikimin për stafin e tij, që të mundësojnë kryerjen e aplikimit të këtij zotërie, sepse ka patur hall.
Biseda mes Ramës dhe zotërisë nga Thumana:
Zotëria nga Thumana: Ju falënderojmë shumë, kam diçka personale. Kam patur hallet e mia familjare dhe nuk kam aplikuar, kam patur problemet e mia. Shkova dje dhe më thanë që nuk bëhet më sepse ka mbaruar afati..
Rama: Ku ka gjë që nuk bëhet, bashkë të dy direkt tani e zgjidhim.
Zotëria nga Thumana: Kaq kisha, kam shumë respekt…
Rama: Si i kemi bërë aplikimet, ai ka ardhur nga Italia.
Zotëria nga Thumana: Jo nuk rri në Itali, rri në Shqipëri.
Rama: Po nga erdhe, nga Italia erdhe, nga Italia erdhe o vlla apo erdhe me not?
Zotëria nga Thumana: Po nga Italia.
Rama: Po pra, ai ka ardhur nga Italia. Italia ka bllokuar fluturimet andeja, ky ka ardhur me vonesë se ka patur probleme, dhe aplikimi i tij duhet zgjidhur…. unë dua të ndihmoj ty, ti më thua s’ta them nga erdha… thuaje pra, nga Italia të shkretën.
Zotëria nga Thumana: Po jo se kam patur probleme… kaq kisha.
Rama: U zgjidh pra, e do tani këtu… u zgjidh, ka ndonjë merak tjetër?…
Zotëria nga Thumana: Kaq kisha, skisha problem tjetër…
Rama: Ore e zgjidha çfarë do… vetëm këtu ndodh që të thuash e zgjidha dhe kërkojnë luftë?/abcnews.al