Do prodhojmë armë për Ukrainën? Eksperti Karamuço: Rusët e dinin planin e Shqipërisë, erdhën në Uzinën e Gramshit për…

schedule13:51 - 1 Mars, 2024

schedule 13:51 - 1 Mars, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se rusët që tentuan të hynin në Uzinën e Gramshit një vit më parë, ishin dërguar për të marrë informacione dhe për t’ia dërguar organeve inteligjente ruse.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se ata do të tregonin se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

Sipas tij, Rusia e dinte planin që Shqipëria mund të prodhonte armë në bashkëpunim me NATO-n, për të ndihmuar Ukrainën.

“Edhe vizita e atyre tre personave që u kapën në Gramsh, unë e kam thënë në atë kohë, që ata erdhën për të parë dhe për të dërguar informacione në organet inteligjente ruse, se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

Rusët erdhen në Shqipëri për të parë nga afër çfarë bazash dhe teknologjie ne mund të rivëmë në funksion. Pavarësisht se si do të trajtohet kjo çeshtje, ata kanë ardhur për këtë qëllim. Pas një viti ne marrim vesh se Shqipëria ka një plan të tillë dhe ky plan është ditur nga agjencitë inteligjente ruse. Në momentin që Shqipëria fuqizohet, prodhon predha, armë, në bashkëpunim me NATO-n dhe në ndihmë për Ukrainën, Rusia nuk do të rrijë e qetë. Ata na e kanë dhënë një paralajmërim për këtë. Ne kemi dy uzina mekanike, e Poliçanit dhe Gramshit, nga 1962 kanë prodhuar armë, automatikë, fishekë, mina”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!